Telegrafi

Reali me mungesa të mëdha ndaj Sevillës, formacionet zyrtare

Sevilla është nikoqir i Real Madridit në kuadër të xhiros së 12-të në La Liga.

Vendasit në këtë ndeshje vijnë pas një serie fantastike prej tri fitoreve radhazi në kampionat.

Në anën tjetër Los Blancos në tri ndeshjet e fundit kanë marrë vetëm një pikë, duke barazuar 1-1 te Villareali dhe duke i humbur dy sfidat tjera.

Sevilla është e plot për këtë sfidë dhe futet si favorit, ndërsa në anën tjetër Real Madridi ka mungesa të mëdha.

Trajneri francez i Realit, Zinedine Zidane për këtë sfidë nuk ka mundur të llogaris në shërbimet e yjeve të skuadrës si Sergio Ramos, Dani Carvajal, Eden Hazard, apo Federico Valverde.

Gjithsesi si vendasit ashtu edhe mysafirët futën në fushë për tri pikët, pasi vetëm në këtë mënyrë do t’i afrohen më shumë kreut të renditjes.

Formacionet zyrtare:

Sevilla:  Bono – J. Navas, Koundé, Diego Carlos, Aleix Vidal – Fernando, Jordán, Rakitic – Ocampos, Munir, De Jong.

Real Madrid: Courtois, Nacho, Varane, Mendy, Lucas, Kroos, Modric, Casemiro, Vinicius, Rodrygo, Benzema. /Telegrafi/