Telegrafi

Reali mposhtet nga Bilbao

Vendasit kaluan në avantazh të hershëm ndaj klubit mbretëror, falë golit të shënuar nga Fernando Llorente që në minutën e tretë të ndeshjes dhe arritën ta ruajnë rezultatin deri në fund të takimit.

Siç edhe u prit Karim Benzema zëvendësoi të lënduarin Gonzalo Higuain si startues, por francezi nuk arriti të gjejë portën kundërshtare, edhe pse ishte pranë saj duke qëlluar një herë shtyllën.

Pavarësisht humbjes, Reali mbetet në pozitën e dytë të tabelës me 41 pikë, dy më pak se Barcelona, që ka shansin të shtojë diferencën nëse mposht Sevillan në takimin tjetër të sotëm./Telegrafi/