Site icon Telegrafi

Reali, Morata plus 70 milionë euro për Aubameyangun

Do të qëndrojë vetëm pak ditë si pjesë e Real Madrid dhe më pas do të largohet sërish në afatin kalimtar të verës.

Kjo është e ardhmja e Alvaro Morata, e cila sipas gazetës gjermane “Bild”, është e lidhur ngushtë me të ardhmen e sulmuesit të Borussia Dortmund, Pierre-Emerick Aubameyang.

Për të bindur gjermanët, Florentino Perez është gati të ofrojë 70 milionë euro, plus kartonin e Alvaro Moratta, spanjolli që i pëlqen Dortmund që kur ishte në klub Jurgen Klopp.

Nga ana e tij, Aubameyang, përpiqet të qëndrojë larg zërave të transfereve dhe shpreh kënaqësinë e tij që luan me Borussia.

“Dortmund është një qytet i çmendur pas futbollin”, tha sulmuesi që është rritur në Akademinë e Milan. “Në vitet e fundit kemi qenë skuadra me më shumë tifozë të pranishëm në stadium në të gjithë Europën. Eshtë një qytet i sigurt dhe familja ime ndihet si në shtëpi. Nuk e kam fshehur asnjëherë se një ditë dua të luajë për Real Madrid, por kam një kontratë deri në vitin 2020 me Borussia dhe e rinovova sepse ndihem i lumtur këtu”, shtoi ai.

Exit mobile version