Telegrafi

Reali mëson datën se kur do të filloj mbrojtjen e titullit të kupës e botës për klube

Tashmë është caktuar data se kur do të luajë Real Madridi ndeshjen e tyre të parë të vlefshme për kupën e botës për klube.

Kupa e botës për klube fillon më 6 dhjetor në Emiratet e Bashkuara Arabe ndërsa klubi madrilen do të luajë ndeshjen e tyre të parë në këtë garë më 13 dhjetor në gjysmëfinale ndaj një skuadre që do të përcaktohet një gjiro më herët.

Finalja e kupës së botës për klube do të luhet më 16 dhjetor nga ora 21:00 (18:00 ora lokale në Spanjë) dhe ndeshja e vlefshme për vendin e tretë do të luhet po të njëjtën ditë vetëm me 3 orë më herët se finalja.

Ndeshjet do të zhvillohen në stadiumin Zayed Sports City Stadium de Abu Dhabi.

Në kupën e botës për klube marrin pjesë kampioni i Evropës, Afrikës, Amerikës së Jugut, Concacafit, Azisë, Oqeanisë dhe një skuadër nga vendi organizativ. Deri më tani Real Madridi si kampion Evropian, Pachuca de Mexico si kampion i Concacaf dhe Auckland City si kampion i Oqeanisë kanë siguruar pjesëmarrjen e tyre.