Real Madridi nuk ka arritur të shënoj fitore në kuadër të xhiros së 32-të të La Ligës.
Madrilenët kanë barazuar si mysafir në stadiumin Municipal de Butarque të skuadrës së Leganesit me rezultat 1:1.
Pjesa e parë kaloi në dominim të Los Blancos, ku krijuan disa raste përmes Marco Asensios si dhe Karim Benzemas.
Por, të parët në epërsi kaluan vendasit në saje të një sulmi që nuk premtonte që do të realizohej gol në portën e Keylor Navasit.
Kur mendohet që 45 minutshi i parë do të përfundohej i barabartë, në skenë doli Jonathan Silva që me një goditje mjeshtërore e dërgoi topin në rrjetën e kampionit të Evropës dhe Botës.
Gjashtë minuta pasi filloi pjesa e dytë, “mbretërit” realizuan golin e barazimit me anë të Karim Benzemas.
Marcelo goditi fuqishëm topin shtatë minuta para se të përfundoj ndeshja, por që Cuellar nuk lejoi që të mposhtet porta e tij.
Deri në fund të ndeshjes më nuk pati gola dhe kështu ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 1:1.
Pas kësaj, Reali zë pozitën e tretë të renditjes tabelore me 63 pikë ndërsa Leganes ngjitët në vendin e 11 me 41 pikë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=PEjqTvKNGFc