Telegrafi

Reali mbretëron në Madrid

Një supergoditje e lirë e ekzekutuar nga Cristiano Ronaldo u ndal në rrjetin e portës mysafire (16’). Ky ishte goli i vetëm i gjysmës së parë.

Në gjysmën e dytë, Mbretërit patën shumë raste për të shënuar, mirëpo vetëm një u konvertua në gol.

Ronaldo pasoi një top të mirë drejt Mesut Oezil, i cili arriti ta shënojë golin e dytë për Los Blancos (66’), për ta vendosur rezultatin e takimit.

Përmendim që tifozët në Santiago Bernabeu gjatë ndeshjes brohorisnin në mbështetje të trajnerit të kritikuar kohët e fundit, Jose Mourinho.

Pas kësaj fitoreje, Real Madridi gjendet pesë pikë prapa Atletico Madridit që mban pozitën e dytë, ndërsa Barcelona është 11 pikë larg kampionit në fuqi. /Telegrafi/