Telegrafi

Reali mban hapin

Të parët në epërsi kaluan vendasit me anë të Aritz Aduriz, i cili u gjet më së miri për të mposhtur portierin Casillas (16’).

Mirëpo epërsia e ishullarëve zgjati vetëm dhjetë minuta, pasi që Cristiano Ronaldo u përkujdes për të barazuar shifrat dhe me rezultat 1-1 përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë u shfaq një Real ndryshe, Los Blancos ishin dominues. Ishte sërish Ronaldo lojtari që krijoi epërsinë e parë të mysafirëve (57’). Në minutën e 72-të, portugezi kompletoi het-trikun e tij për të vulosur dilemën për fituesin.

Ndërsa për rezultatin përfundimtar u përkujdes Gonzalo Higuain, i cili shënoi golin e tij të merituar në këtë ndeshje, duke paraboluar portierin Aouate (82’).

Pas kësaj fitoreje, Reali mban hapin me një pikë prapa Barcelonës, kur dihet se fundjavën që vjen Blaugranët janë mysafirë të Sevillas. /Telegrafi/