Real Madridi nuk ka arritur më shumë se një barazim si mysafir i Real Sociedadit (0-0) në fillimin e ri të sezonit të La Liga.
Në pjesën e parë patë një moment të dyshimtë për një penallti në favor të Los Blancos, mirëpo pas konsultimit të VAR-it, gjyqtari vendosi se nuk ishte goditje nga pika e bardhë.
Alexander Isak pati një mundësi në fund të gjysmës së parë, mirëpo Thibaut Courtois ia mohoi golin.
Daniel Carvajal e Karim Benzema u treguan të rrezikshëm në gjysmën e dytë, megjithatë nuk ia dolën të tregoheshin të saktë.
Deri në mbyllje të sfidës, asnjëra nga skuadrat nuk e gjeti rrjetën dhe ekipet u desh t’i ndanin pikët. /Telegrafi/