Site icon Telegrafi

Reali lider i ri në La Liga, vë në presion Barçën dhe Atleticon (Video)

Real Madrid ka arritur një fitore tejet të rëndësishme në udhëtim tek Real Sociedad duke e mposhtur 0-1.

Skuadra e Zinedin Zidane në këtë përballje u fut me një formacion të përgjysmuar, pasi kishte mungesa të rëndësishme.

Dy yjet e sulmit, Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema munguan në këtë përballje për shkak të lëndimeve.

Pjesa e parë përfundoi ashtu siç filloi me rezultat të barabartë 0-0.

Ndeshja u përshkrua si e ashpër, pasi gjyqtari kryesor Andrea Mallenco ndau tetë karton të verdhë.

Golin e fitores për madrilenët e shënoi sulmuesi uellsian, Gareth Bale në minutën e 80-të.

Pas këtyre tri pikëve të fituara, Reali është lider i ri në La Liga me 84 pikë të grumbulluara, ndërsa ka një ndeshje më shumë se rivalët për titull Barcelona dhe Atletico Madrid. /Telegrafi/

0-1: Gareth Bale kalon Realin në epërsi ndaj Real Sociedad de Fútbol.

Posted by Telegrafi Sport on 2016-04-30

Exit mobile version