Telegrafi

Reali lider i pakontestueshëm në La Liga (Video)

Real Madridi nuk ka pasur probleme ndaj Espanyolit në duelin që u zhvillua në Santiago Bernabeu, vetëm se nuk shënoi shumë gola dhe i mjaftoi një fitore solide prej 2-0.

Los Blancos shfaqën paraqitje më të mirë nga fillimi i takimit, teksa Zidane vendosi t’i pushonte disa lojtarë, teksa disa të tjerë shënuan rikthimin nga lëndimi pikërisht në këtë takim.

76 mijë shikues prezent në Bernabeu. Foto: RealMadrid.com

Pas 33 minutash lojë dhe një mori rastesh, ishte Alvaro Morata që me asist të Iscos] realizoi për 1-0 dhe epërsinë e Los Blancos.

1-0 ishte rezultati i pjesës së parë në favor të vendasve, shkruan Telegrafi.

Festa e skuadrës pas golit të Moratas. Foto: RealMadrid.com

Në vazhdim të takimit Real Madridi nuk u zbraps dhe patjetër kërkoi golin e sigurisë.

Zidane kreu tri zëvëndësime, duke inkuadruar në lojë edhe Gareth Balen të cilit i dha 20 minuta pas dy muajve jahtë i lënduar.

Alvaro Morata tregoi se sa herë ka besimin e trajnerit, ai nuk zhgënjen. Foto: RealMadrid.com

Dhe, pikërisht uellsiani e gjeti golin pas 83 minutash lojë, ku meritë të madhe kishte Isco i cili edhe e asistoi, me Balen i cili me një goditje të shkëlqyer në këndin e poshtëm të djathtë të portës realizoi për 2-0, duke kompletuar rikthimin nga lëndimi me gol.

Deri në fund të takimit ku prezent ishin 76 mijë shikues nuk pati më gola dhe kjo është tjetër fitore solide e Real Madridit, që me një ndeshje më pak se Barcelona ka katër pikë më shumë në tabelë. /Telegrafi/