Telegrafi

Reali lëshon pikë, barazon ndaj Celta Vigos

(Foto: Angel Martinez/Getty Images/Guliver)

Real Madridi nuk ka arritur ta mposhtë Celta Vigon, edhe pse kishte arritur ta përmbyste rezultatin. Takimi në Santiago Bernabeu u mbyll me shifrat 2-2.

Iago Aspas tregoi vizion të shkëlqyer për ta gjetur Fedor Smolovin me një pasim në zonë dhe sulmuesi rus goditi menjëherë për ta zhbllokuar rezultatin (7’)

Mysafirët e mbajtën epërsinë deri në fund të pjesë së parë, ndërsa në gjysmën e dytë Toni Kroos (52’) e barazoi rezultatin pas një asistimi nga Marcelo.

(Foto: Angel Martinez/Getty Images/Guliver)

Një penallti të akorduar në favor të vendasve e ekzekutoi Sergio Ramos dhe ai ishte i saktë nga pika e bardhë për epërsinë e Los Blancos (65’).

Mirëpo, një asistim fantastik të Denis Suarez, e prit në zonë Santi Mina për t’i barazuar shifrat e kësaj sfide (86’).

(Foto: Angel Martinez/Getty Images/Guliver)

Ky barazim nënkupton se diferenca në krye të tabelës ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës tash është vetëm një pikë.

Celta Vigo qëndron një pozitë më lart nga zona e rrezikut, megjithëse ka pikë të barabarta me Mallorcan që ndodhet një vend më poshtë. /Telegrafi/