Telegrafi

Reali kthehet kah Dzeko

Mediat gjermane shkruajnë se Reali ka qenë në kontakt me përfaqësues të Dzeko për mundësinë që boshnjaku të kalojë në Spanjë gjatë verës.

Megjithatë, 24-vjeçari dëshiron të qëndrojë në Gjermani dhe synon t’i bashkohet Bayernit të Munichut.

Interesimi i Realit për Dzeko vë në dyshim të ardhmen e francezit Karim Benzema në klubin mbretëror. /Telegrafi/