Telegrafi

Reali kthehet kah Bruno Alves

A Bola shkruan se Reali ka kthyer vëmendjen kah mbrojtësi i kombëtares portugeze pasi ka humbur portugezin tjetër, Pepe, i cili do të jetë jashtë fushe për gjithë sezonin për shkak të lëndimit në gju.

Megjithatë, presidenti i Realit, Florentino Perez, do të duhet të hapë ‘kuletën’ edhe një herë nëse dëshiron të transferojë Alves që në afatin kalimtar të janarit, çmimi i të cilit vlerësohet rreth 25 milionë funte nga Porto./Telegrafi/