Telegrafi

Reali kryeson para derbit

Pjesa e parë ishte e baraspeshuar në posedim, por me iniciativën e Real Madridit. Një gabim i Casillasit ka mundur t’i kushtojë rëndë Los Blancos kur Sergio Canales nuk arriti të shënojë në portën e zbrazët.

Sidoqoftë, pas një depërtimi rutinor të tij, Cristiano Ronaldo rrëzohet në mënyrë të palejuar në zonë nga kundërshtari, me ç’rast u akordua penalti. Nga pika e bardhë i sigurt u tregua portugezi që vetë mori përgjegjësinë (23’) duke shënuar për 1-0.

Pjesa e dytë ishte tejet monotone me dominim në posedim të Real Madridit por me pak raste shënimi.

Ishte Gonzalo Higuain ai që iu shmang mirë një gracke të ofsajdit nga ekipi nikoqir, duke shënuar vetë përballë portierit vendas (76’) për rezultatin përfundimtar 2-0.

Me këtë fitore Real Madridi mban kreun me pikë të barabarta me Barcelonën por me golaverazh më të mirë, para ndeshjes vendimtare ‘el Clasico’, që zhvillohet në Bernabeu. /Telegrafi/