Telegrafi

Reali kontakton Valencian për Silvan

Sipas një raporti të AS, Reali ka filluar kontaktet e para me Los Che për çmimin e mesfushorit, por madrilenët nuk janë të sigurt nëse Jose Mourinho do ta dëshironte spanjollin si përforcim për sezonin e ardhshëm.

Valencia është e detyruar të shesë disa prej futbollistëve më të mirë, për të mbuluar borxhet e mëdha të klubit, ndërsa David Villa tashmë është larguar në drejtim të Barcelonës. /Telegrafi/