Telegrafi

Reali konfirmon zgjatjen e kontratës me spanjollin

Lucas Vasquez ka nënshkruar kontratën e re me Real Madridin.

Sulmuesi anësor spanjoll në këtë formë do të mbetet në skuadrën madridlen deri në vitin 2021.

“Real Madrid dhe Lucas Vazquez kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës, që e sheh lidhë atë me klubin deri më 2021”, shkruan në njoftimin e klubit.

Vasquez kishte kontratë me kampionin evropian deri në qershor të vitit 2020. /Telegrafi/