Site icon Telegrafi

Reali konfirmon lëndimin e Pepes, portugezi mungon në derbi

Real Madrid ka konfirmuar “lëndimin e gradës së dytë’ të Pepes.

Portugezi me këtë rast do të humbet derbin e qytetit ndaj Atletico Madridit.

Lexo po ashtu Skuadrat me më së shumti goditje në portë pas javës së dhjetë në La Liga

Qendërmbrojtësi u lëndua në këmbën e majtë ndaj Alaves dhe kështu do të jetë jashtë fushës për katër javë.

Takimet që Pepe pritet t’i humbjet janë ndaj: Legia Varshavës, Leganes, Atletico Madridit, Sporting Lisbonës dhe Sporting Gijon.

Por, 33-vjeçari pritet të jetë i gatshëm për El Clasico ndaj Barcelonës në katër dhjetor. /Telegrafi/

Exit mobile version