Telegrafi

Reali kishte refuzuar Silvan para 10 vitesh

Marca ka zbuluar sot se Silva ishte provuar në Real dhjetë vite më parë, por nuk ishte pranuar nga mbretërit. Sportivja shkruan se trajnerët e Realit kishin menduar se ai ka qenë tepër i shkurtër.

Tash, ky gabim mund t’i kushtojë Realit me 25 milionë euro, pasi presidenti Florentino Perez e ka bërë mesfushorin cak kryesor të afatit kalimtar të verës.

Florentino dëshiron që marrëveshja të përmbyllet para Kupës Botërore, duke ditur se edhe Manchester United është duke e kërkuar spanjollin. /Telegrafi/