Telegrafi

Reali kërkon zvogëlimin e suspendimit të Ronaldos

Real Madridi është duke punuar intensivisht për të zvogëluar dënimin e Cristiano Ronaldos.

Superylli portugez u dënua me pesë ndeshje moslojë pas kartonit të kuq dhe shtyerjes që i bëri gjyqtarit të takimit De Burgos Bengoetxea.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga Real Madridi

Shpresa e Realit është te apelimi i vendimit, ku mbretërit shprsojnë që ky dënim të zbutet për një ndeshje, duke hequr kartonin e dytë të verdhë, e ku më pas do të mbeteshin vetëm katër ndeshjet mos lojë për shkak të shtyerjes së gjyqtarit.

Burimet sportive juridike të konsultuara nga Marca thonë se nuk ekziston asnjë arsye për largim ose zvogëlim të dënimit edhe pse vlerësohet se kartoni i dytë i verdhë për simulim nuk ishte i drejtë dhe shumë i qartë.

Momenti i frustrimit të Ronaldos

Për këtë vendim duhet të merret në konsideratë edhe respekti ndaj gjyqtarit që është përtej gabimeve të tij. Në këtë rast të Ronaldos është ekzekutuar minimumi i vendimit për shkak të gabimit të gjyqtarit, ashtu siç shkruan në nenin 96 të kodit disiplinor të RFEF.

Vendimi i Komitetit të Apelit do të dihet pas orës 13:00, koha përfundimtare e caktuar për të analizuar gjithë dokumentacionin. /Telegrafi/