Telegrafi

Reali kërkon Shweinsteiger

Trajneri i ri, Jose Mourinho, e ka bërë Shweinsteigerin një nga prioritet e tij këtë verë për arsye se dëshiron një partner cilësor për Xabi Alonson. Real Madridi është lidhur më parë me Steven Gerrardin dhe Daniele De Rossin, por Gerrard është afër t’i bashkohet Benitezit te Interi, kurse De Rossi qëndron në kryeqytetin italian.

Shweinsteiger është prodhim i akademisë së Bayernit, ndërsa deri tani ka mbi 200 paraqitje në fanellën e ekipit bavarez. Shweinsteiger vlerësohet mbi 30 milionë euro. /Telegrafi/