Telegrafi

Reali kërkon mbrojtësin e Fiorentinës, Vargas

Sipas El Mundo Deportivo, Perez nuk është i kënaqur me paraqitet e ekipit aktual dhe ka urdhëruar Menaxherin Gjeneral, Jorge Valdano, të përshpejtojë planet e afatit kalimtar të verës, për t’i realizuar disa prej tyre në janar.

Mbrojti i Violas, Vargas, është një prej emrave në agjendën e klubit mbretëror, së bashku me mbrojtësin e Arsenalit, Bacary Sagna, dhe sulmuesin e Valencias, David Villa. Edhe ylli i Manchester United, Wayne Rooney, së fundi raportohet se është në planet e Perez./Telegrafi/