Telegrafi

Reali kërkon Maicon për Sneijder

Dy klubet janë në biseda të avancuara për të arritur marrëveshje për transferimin e Sneijder në Giseppe Meazza. Për momentin Interi ka ofruar 12 milionë funte për Sneijder, që është pak e ulët në krahasim me çmimin që kërkon Reali.

Por, edhe pse trajneri i Interit, Jose Mourinho, thotë se Maicon nuk është për shitje, Tuttosport ka shkruar se Reali është duke kërkuar që në ofertën për holandezin të përfshihet edhe braziliani.