Telegrafi

Reali kërkon Kaka të rikthehet në Spanjë më herët

Kaka morri karton të verdhë në fitoren 3-1 ndaj rivalit Argjentinës në ndeshjen e zhvilluar në Rosario të shtunën mbrëma, që e ndalon atë të luajë në ndeshjen e radhës kualifikuese për Botërorin 2010.

Zyrtarët e Madridit tash kanë kërkuar nga Federata Braziliane e Futbollit ta lejojnë Kaka të rikthehet në Bernabeu, për t’u përgatitur më shumë për udhëtimin e të shtunës në Barcelona, ku do të përballen me Espanyolin.