Telegrafi

Reali kërkon Gerrardin

Bosi i ri i Real Madridit, Jose Mourinho, njihet si adhurues i mesfushorit anglez, kurse ai ka tentuar ta transferojë atë edhe më herët, sa ishte te Chelsea. I vetëquajturi ‘I veçanti’, është duke e hulumtuar tregun e transferimeve për lojtarë të rinj, në tentim për të përforcuar skuadrën.

Marca shton se qëndrimi i Rafa Benitezit në Anfield mund të pengojë transferimin e Gerrard, pasi që ky i fundit u tregua besnik ndaj teknikut spanjoll në të kaluarën. Shitja e anglezit varet shumë dhe nga situata financiare e Liverpoolit, që aktualisht është e mjeruar. /Telegrafi/