Telegrafi

Reali kërkon Fabregasin

Sipas El Mundo Deportivo, Fabregas e ka në zemër kthimin te Barcelona, ndërsa nuk do të ndryshonte mendje për të kaluar te Real Madridi, përkundër kalimit të ndoshta-trajnerit më të mirë në botë, Jose Mourinho.

Mourinho nga ana tjetër është marrë vesh me presidentin e Los Blancos, Florentino Perez, për të njoftuar Arsenalin se është i gatshëm të bëjë një ofertë shumë më të madhe se Barcelona, nëse Topçinjtë vendosin ta shesin atë te Blaugranët, ndërsa kjo shihet si taktikë kundër Barcelonës. /Telegrafi/