Telegrafi

Reali kërkon Chiellinin

Leggo shkruan se Jose Mourinho e kërkon Chiellinin në Bernabeu për të siguruar fuqi të mjaftueshme në fazën defensive. Real Madridi kërkon t’i japë fund paraqitjeve jo të suksesshme të Ligës së Kampionëve dhe ata janë duke punuar në ndërtimin e një skuadre sa më të fuqishme.

Chiellini aktualisht është në bisedime me Juventusin për një kontratë më të mirë. Agjenti i tij Davide Lippi është duke kërkuar që Chiellini ta ketë pagën si përfituesit tjerë të mëdhenj të klubit. Në anën tjetër, Manchester United është gjithashtu i interesuar në Chiellinin dhe nëse Juventusi nuk ia ofron një kontratë më të mirë mbrojtësit italian, ai shumë lehtë mund të largohet nga Olimpico i Torinos. /Telegrafi/