Telegrafi

Reali kërkon Ashley Cole për Kaka

Sipas Itasportpress.it, gjiganti spanjoll është treguar i gatshëm ta lë Kakan, por nëse marrin dhe një lojtar tjetër, e Cole do të ishte njeriu i duhur, pasi që Reali është në kërkim të një mbrojtësi të krahut.

Cole do të mirëpriste këtë ndryshim, për t’iu larguar sa më shumë problemeve dhe tabloideve britanike, të cilat po e përcjellin çdo hap të jetës së tij.

Nga ana tjetër, mësohet se Roman Abramovich dëshiron me çdo kusht Ricardo Kakan në Stamford Bridge, ndërsa arritja e marrëveshjes duket të jetë çështje kohe. /Telegrafi/