Telegrafi

Reali ka harruar Ronaldon, por jo dhe tifozët: Los Blancos fillojnë La Ligan me rekord negativ

Foto: Real Madrid - Getafe (Getty Images)

Më në fund edhe Madridi u prek nga emocionet e La Ligas për sezonin 2018/19, Reali zhvilloi ndeshjen e parë sezonale.

Los Blancos fituan me rezultat 2-0, por ajo që ra në sy është se një numër i madh i tifozëve kishin veshur fanellat e Cristiano Ronaldos, edhe pse ky i fundit tashmë është pjesë e Juventusit.

Një tregues që portugezi nuk është harruar ende nga tifozët e skuadrës spanjolle.

Disa tifozë para Santiago Bernabeu duke pritur ndeshjen Real Madrid – Getafe CF (Foto: Getty Images)

Duke shikuar numrin e titujve që ata kanë fituar me Ronaldon në krye, është vështirë të gjykohen.

Deri më këtu nuk ka asgjë problem, por ajo që është për t’u shqetësuar është numri i tyre i pakët në stadiumin Santiago Bernabeu.

Lexo po ashtu Fenomeni global i quajtur ‘Efekti Cristiano Ronaldo’

Në ndeshjen ndaj Getafes në stadium ishin të pranishëm vetëm 48 mijë tifozë, shifra më e vogël e regjistruar që nga vitit 2009 në shtëpinë e Realit.

Ndeshja e ardhshme e Realit në Bernabeu është kundër Leganes dhe të gjithë shpresojnë të shikojnë një stadium të mbushur. /Telegrafi/

Stadiumi Santiago Bernabeu para ndeshjes Real Madrid – Getafe (Foto: Getty Images)