Më në fund edhe Madridi u prek nga emocionet e La Ligas për sezonin 2018/19, Reali zhvilloi ndeshjen e parë sezonale.
Los Blancos fituan me rezultat 2-0, por ajo që ra në sy është se një numër i madh i tifozëve kishin veshur fanellat e Cristiano Ronaldos, edhe pse ky i fundit tashmë është pjesë e Juventusit.
Një tregues që portugezi nuk është harruar ende nga tifozët e skuadrës spanjolle.
Duke shikuar numrin e titujve që ata kanë fituar me Ronaldon në krye, është vështirë të gjykohen.
Deri më këtu nuk ka asgjë problem, por ajo që është për t’u shqetësuar është numri i tyre i pakët në stadiumin Santiago Bernabeu.
Në ndeshjen ndaj Getafes në stadium ishin të pranishëm vetëm 48 mijë tifozë, shifra më e vogël e regjistruar që nga vitit 2009 në shtëpinë e Realit.
Ndeshja e ardhshme e Realit në Bernabeu është kundër Leganes dhe të gjithë shpresojnë të shikojnë një stadium të mbushur. /Telegrafi/