Telegrafi

Reali intensifikon bisedimet për Ribery

“AS” shkruan se në ditët e fundit negociatat ndërmjet dy skuadrave janë intensifikuar, mirëpo Mbretërit dëshirojnë të mbajnë gjithçka larg syrit të medias, ndërsa bavarezët kanë kërkuar që të mos jepet asnjë deklaratë derisa gjërat të bëhen zyrtare.

Gazeta shton se agjenti i Riberyt, Alan Migliaccio, po mundohet të ndikojë te Bayerni për uljen e çmimit fillestar prej 60 milionë eurosh, me qëllim që ky transferim të realizohet.