AS shkruan se gjiganti spanjoll do të bëjë gjithçka për të sjellë brazilianin në Bernabeu dhe nga kjo nuk ka kush t’i ndalë ata. Deri tani gjithçka ishte e bllokuar nga Massimo Moratti që nuk deshi të dëgjonte për 25 milionë eurot e ofruara nga Real Madridi. Por, sipas zërave të fundit nga Spanja, Florentino Perez ka vendosur të ofrojë 30 milionë euro, ofertë që pritet të pranohet të hënën.
Kampioni i Evropës, Inter, do të përdorë paratë nga shitja e Maiconit për të transferuar Javier Mascheranon e Liverpoolit, por për këtë pengesë do ta ketë armikun evropian, Barcelonën. /Telegrafi/