Real Madridi ka humbur nga Real Betisi me rezultat 0-1, duke pësuar humbjen e parë sezonale.
Los Blancos ishin më të mirë, por kundërshtarët u mbrojtën bukur dhe në fund befasuan, atëherë kur më së paku pritej.
Takimi filloi me rastin e mysafirëve në minutën e tretë me anë të Antonio Sanabrias, ndërsa Luka Modric rrezikoi në vazhdim me dy raste.
Isco ishte ai që në minutat e fundit rrezikoi, por pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0.
Në minutën e 51-të rrezikoi Cristiano Ronaldo, por rastin më të mirë e kishte Gareth Bale në minutën e 75-të. Uellsiani gjuajti mjeshtërisht me thembër, por portieri kundërshtarë me pritjen e tij ia mohoi atij një nga golat më të bukur në karrierë.
Goli i vetëm në takim erdhi në minutat shtesë të takimit, ishte Antonio Sanabria që shënoi me kokë pas asistimit të Antonio Barragan.
Me këtë rast skuadra e Zinedine Zidanes dështoi të thyej rekordin e madh, duke u bërë skuadra e vetme në botë që shënon në 74 ndeshje radhazi në të gjitha garat. Kështu tani ata ndajnë rekordin me Santosin e famshëm të Peles.
Reali renditet në pozitën e shtatë me tetë pikë, shtatë më pak se Barcelona. Kurse Betis një pozitë më lartë me nëntë pikë.
Ndeshja e ardhshme e Los Blancos është ndaj Alaves, kurse Betis pret Levanten. /Telegrafi/
21-year old Antonio Sanabria has SCORED for Real Betis! Caught #RealMadrid on the break to take 3 points! ⚽️ #RMABET #RealMadridRealBetis pic.twitter.com/PRn9wXm7Rf
— FutbolTD (@FutbolTD) September 20, 2017