Las Palmas dhe Real Madrid kanë barazuar 2-2 në ndeshjen e xhiros së gjashtë të La Ligas.
Pjesa e parë e takimit ishte e barabartë me gola, por Las Palmas dominoi në mbajtjen e topit(59-41%), ashtu sikurse Reali që dominoi në krijimin e rasteve në këtë pjesë, ku kishte plot 17 raste për gol.
Goli i parë i takimit u shënua nga ‘Mbretërit’ në minutën e 33-të, kur sulmuesi anësor spanjoll, Marco Asensio shënoi një gol nga afërsia, pasi topi u kthye nga portieri, i cili priti një goditje të Nachos.
Megjithatë, nuk vonoi shumë goli i barazimit nga vendasit të cilët shënuan në minutën e 38-të me anë të Dominguez Tanausu, i cili shënoi një gol të bukur për tokë.
Pjesa e dytë nisi ashtu sikurse e para me lojë të barabartë, por me më shumë raste të krijuara për gol nga Reali.
Por, goli i epërsisë nga skuadra e Zinedine Zidanes erdhi vetëm pas inkuadrimit të sulmuesit francez, Karim Benzema.
Frencezi shënoi vetëm tre minuta pasi u inkuadrua në lojë, kur në minutën e 67-të shënoi nga afërsia për të kaluar Realin në epërsi.
Vendasit e Las Palmas nuk u pajtuan me humbjen dhe u vërsulen në kërkim të golit të barazimit, të cilin e gjetën në minutën e 85-të me anë të Sergio Araujo.
Pas këtij goli, Reali u hodh në sulm për golin e fitores, por pa sukses pasi ndeshje në fund përfundoi me barazim 2-2. /Telegrafi/
https://twitter.com/Official_Goals/status/779762241080000512
https://www.youtube.com/watch?v=QmEF7YgHPYw
Karim Benzema Goal ~ Las Palmas 1-2 Real Madrid ~ 24/09/2016 [HD] – Video Dailymotion https://t.co/8BMAytxFJw
— sportotal (@sportotalgr) September 24, 2016
Las Palmas 2-2 yaptı https://t.co/uPSJhMf6iz
— Hamzanegger (@Hamzanegger) September 24, 2016