Telegrafi

Reali heq dorë nga Xabi Alonso

Sport ka shkruar se Madridi nuk është i gatshëm të japë rreth 50 milionë euro, aq sa kërkon Liverpooli për spanjollin.

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, nuk dëshiron të paguajë më shumë se sa vlera reale e ndonjë futbollisti.

Reali më së shumti do të paguante 35 milionë euro, por Liveprooli nuk dëshiron të heqë dorë nga futbollisti për një shumë të tillë.

Nëse Liverpool nuk e ndryshon qëndrimin, duket se Alonso edhe në sezonin e ardhshëm do të luajë në Anfield.