Real Madridi ka fituar ndaj Espanyolit me rezultat 2-0 në La Liga.
Los Blanocs ishin dukshëm më të mirë në këtë takim dhe ishte një fitore e lehtë.
Vendasit filluan takimin me rastin e Iscos në minutën e parë, pastaj Sergio Ramos kishte një shans në minutën e 25-të.
Goli i parë në takim u shënua nga Isco në minutën e 30-të pas një asistimi të bukur nga Cristiano Ronaldo.
Në vazhdim portugezi kishte shanse për gol, por CR7 nuk arriti të tundë rrjetën kundërshtare dhe me rezultatin 1-0 përfunduan 45 minutat e parë.
Në minutën e 50-të Keylor Navas ia mohoi golin Marc Navarros dhe në minutën e 71-të Iscoi shënoi edhe një herë, këtë herë asistoi Marco Asensio.
Pas kësaj fitore Reali ngjitet në pozitën e pestë me 14 pikë, kurse Espanyoli në vendin e 14-të me tetë pikë.
Ndesha e ardhshme e skuadrës së drejtuar nga Zinedine Zidane është ndaj Getafes, kurse klubi katalunas pret Levanten. /Telegrafi/