Adrien Rabiot është duke i kaluar muajt e fundit si futbollist i Parisit.
Mesfushori francez në qershor do të mbetet lojtar i lirë dhe mund të nënshkruaj për ndonjë skuadër tjetër.
PSG i kishte ofruar kontratë të re Rabiotit, por ai e kishte refuzuar një gjë të tillë.
Barcelona, Liverpool, Arsenal dhe Bayern Munich janë ekipet e interesuara për shërbimet francezit.
Por së fundmi garës për t’i siguruar shërbimet e Rabiot i është futur edhe kampioni aktual i Evropës, Real Madrid.
Mediat spanjolle kanë raportuar se Los Blancos tani janë favoriti kryesor për të nënshkruar me Rabiot.
23-vjeçari ka kërkuar nga skuadrat e interesuara për të një pagë vjetore prej 10 milionë euro në stinor.
Ka qenë trajneri Zinedine Zidane që ka kërkuar transferimin e Rabiot gjatë verës në Madrid. /Telegrafi/