Real Madridi dhe trajneri Zinedine Zidane po ballafaqohet me një dilemë, e cila është pozitive.
Zidane duhet të zgjedhë më të mirën, mes dy të mirave – të luaj me një formacion 4-4-2 të balancuar me mesfushë, apo t’i besojë treshes sulmuese BBC.
Aktualisht, opsioni i parë mbetet i vetmi për Zidanen duke parë suspendimin e Cristiano Ronaldos me pesë ndeshje.
Që prej prillit, BBC nuk ka qenë në asnjë ndeshje bashkë. Treshja sulmuese u godit sa nga lëndimi i Bale, sa nga mungesat e Ronaldos në para-sezonë.
Dhe, nëse tifozët mendojnë se treshja sulmuese është vitale, rezultatet tregojnë diçka tjetër.
Që prej El Clasicos së fundit i mbajtur më 23 prill, BBC asnjëherë s’ka qenë bashkë.
Që prej asaj kohe, Reali ka zhvilluar 11 ndeshje, duke i fituar 10 prej tyre pa asnjë problem, apo në përqindje – 91 për qind fitore.
Më i dyshimti nga treshja është Gareth Bale i cili ka 198 ditë pa shënuar, teksa në tri herë minuta më pak është Asensio ai që bën diferencën duke shënuar gola dhe duke qenë shumë më efikas.
Zidane e ka pranuar se nuk mund të injorojë një fakt të tillë, që një lojtar me kaq pak hapësirë, bën kaq shumë diferencë.
Sigurisht, Asensio pritet të ketë hapësirën e vet në pesë ndeshjet e ardhshme, kur mungon Cristiano Ronaldo për shkak të përjashtimit në ndeshjen ndaj Barcelonës. /Telegrafi/