Telegrafi

Reali i fitoreve, vazhdon në krye të La Ligas (Video)

Getty Images

Real Madridi ka fituar ndaj Leganes me rezultat 2-4.

Los Blancos ishin më të mirë edhe pse e filluan ndeshjen pa disa nga lojtarët kryesor.

James Rodriguez duke festuar golin e epërsisë për Real Madridin. Foto: Getty Images

Goli i parë në takim edhi nga James Rodriguez në minutën e 15-të pas asistimit nga James Rodriguez.

Pas golit nga kolumbiani ishte koha për spektakël nga Alvaro Morata, i cili me dy gola të shpejt (18’, 23’) e thelloi epërsinë e mysafirëve.

Alvaro Morata gjatë një dueli me Roman Trigueron. Foto: Getty Images

Vendasit befasuan duke shënuar dy gola të shpejtë me anë të Gabriel (32’) dhe Lucianos (34’) dhe me rezultatin 2-3 përfundoi pjesa e parë.

Me të filluar pjesa e dytë edhe një herë në skenë doli Morata, i cili realizoi në minutën e 49-të.

Festimi i Alvaro Moratas pas golit të tretë. Foto: Getty Images

Me këtë rast ai u bë spanjolli i parë që shënon het-trik për Realin që nga viti 2009, në atë kohë Raul ndaj Sevillas.

Pas kësaj fitore Real Madridi vazhdon në pozitën e parë me 71-pikë, i ndjekur nga Barcelona me 69, por katalunasit kanë një ndeshje më shumë. Kurse Leganes vazhdojnë në pozitën e 17-të me 27 pikë.

Ndeshja e ardhshme e Los Blancos është ndaj Atletico Madridit. /Telegrafi/