Real Madridi ka arritur të fitojë me vështirësi ndaj Sevillas me rezultat të ngushtë 2-1 në ndeshjen e javës së 20-të në La Liga.
Ekipi i Zinedine Zidane ka marr një fitore të vështirë, por shumë të madhe në Santiago Bernabeu ndaj Sevillas.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat, por vetëm Sevilla gjeti golin.
Luuk de Jong shënoi gol të bukur me kokë në minutën e 31-të, por pas rikthimit të VAR-it ky gol u anulua.
⏸️HT: @realmadrid 0-0 @SevillaFC_ENG#RMLiga | #HalaMadrid pic.twitter.com/PIOanstSaj
— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) January 18, 2020
Në pjesën e dytë, Mbretërit u treguan më cinik duke shënuar dy gola, kundrejt një të Sevilla.
Casemiro (57’) shënoi për epërsinë 1-0, por De Jong (64’) arriti shpejt të barazojë shifrat në 1-1.
Mesfushori brazilian u tregua përsëri vendimtar në minutën e 69-të duke shënuar me kokë për 2-1 dhe ky doli të jetë rezultati përfundimtar.
Unstoppable! This time it's a header and a brace for @Casemiro and @Lucasvazquez91 with the assist! #HalaMadrid pic.twitter.com/hXiIpYolRg
— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) January 18, 2020
Pas kësaj fitore, Reali ka 43 pikë në vendin e parë apo tri më shumë se Barcelona e dyta me një ndeshje më pak, ndërsa Sevilla ka 35 pikë në vendin e katërt.
Në ndeshjen e radhës, Los Blancos udhëtojnë te Valladolidi, ndërsa Sevilla e pret Granadan. /Telegrafi/
Jovic with the back heel and that casemiro finish 👌 life doesn’t get much better than this https://t.co/fsIYjjx5Yk
— Sami 🇲🇷 (@Sami__Mhmd) January 18, 2020
https://twitter.com/mercato_jp1/status/1218569763154100224
¡Brillante! Es el primer doblete que marca Casemiro como jugador del @realmadrid en todas las competencias pic.twitter.com/zm11A0Eynx
— Franz Triviño Gómez (@FranzTrivino) January 18, 2020