Site icon Telegrafi

Reali fiton Superkupën e Spanjës – mposht Atleticon në finale

Real Madrid vs Atletico Madrid (Foto: Francois Nel/Getty Images/Guliver)

Real Madridi e ka fituar Superkupën e Spanjës që u zhvillua në Arabinë Saudite.

Los Blancos e mposhtën në finale Atletico Madridin me anë të penalltive, për ta fituar kështu trofeun e tretë më të rëndësishëm në Spanjë.

Mbretërit e dominuan ndeshjen nga fillimi, por që nuk arritën t’i konkretizonin rastet e tyre.

Real Madrid vs Atletico Madrid (Foto: Francois Nel/Getty Images/Guliver)

Në anën tjetër, Los Rijoblancos nuk arritën të bënin asnjë gjuajtje në portën e rivali të tyre deri në dhjetë minutat e fundit të kohës së rregullt.

Real Madridi dhe Atletico nuk arritën të shënonin gol në takimin që shkoi deri në 120 minuta, duke bërë që takimi të shkonte në penallti.

Real Madrid vs Atletico Madrid (Foto: Francois Nel/Getty Images/Guliver)

Madrilenët ishin të pafat, pasi mbetën me një lojtar më pak në fushë, pasi Fede Valverde u përjashtua nga loja me karton të kur në minutën e 115-të.

Real Madrid vs Atletico Madrid (Foto: Francois Nel/Getty Images/Guliver)

Nga pika e bardhë, më të saktë u treguan lojtarët e Zinedine Zidanes, që shënuan katër, për dallim nga ata të Diego Simeones që shënuan vetëm një (4-1).

Kujtojmë se Reali eliminoi Valencian për të kaluar në finale, ndërsa Atletico arriti ta mposhte Barcelonën, por që ishin të pafat në fund. /Telegrafi/

 

Exit mobile version