Real Madridi ka fituar ndeshjen e parë në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve ndaj Bayern Munichut me rezultat 1-2.
Los Blancos ishin më të mirë gjatë gjithë takimit dhe ishte një fitore e merituar për spanjollët.
Ndeshja filloi me shansin e Karim Benzemas, por Arturo Vidal shënoi me kokë në minutën e 25-të.
Kiliani humbi penalltinë në minutat shtesë të pjesës së parë dhe me rezultat 1-0 përfundoi pjesa e parë.
Pjesa e dytë i takoi Realit në krye me Cristiano Ronaldon e disponuar për lojë.
Portugezi barazoi rezultatin në minutën e 47-të dhe pas 30 minutash shënoi edhe golin e epërsisë.
Ndeshja e kthimit luhet të martën e ardhshme. /Telegrafi/