Real Madridi ka arritur të marrë një fitore shumë të rëndësishme në udhëtim te Deportivo Alaves.
Los Blancos kanë triumfuar me rezultat të ngushtë 1-2, falë dy golave nga mbrojtësit Sergio Ramos e Dani Carvajal.
Në pjesën e parë u zhvillua lojë kryesisht në mesfushë pa ndonjë aksion të rrjedhshëm ku bëri që 45 minutat e para të përfundojnë pa gola 0-0.
Me të filluar pjesa e dytë madrilenët gjetën edhe golin e avantazhit, kur shënoi Sergio Ramos me kokë pa harkimit nga gjuajtja e lirë nga Toni Kroos.
?⚽ ¡Seguimos en busca del gol!
⚖ Se mantienen las tablas en Mendizorroza.#RMLiga | #HalaMadrid pic.twitter.com/k2VM3ZXMRH— Real Madrid C.F.⚽ (@realmadrid) November 30, 2019
Disa minuta më vonë, Sergio Ramos goditi me bërryl sulmuesin vendas Perez dhe gjyqtari pasi pa xhirimet në VAR akordoi penallti.
Lukas Perez u tregua i saktë nga pika e bardhë duke barazuar rezultatin në 1-1.
Megjithatë gëzimi i vendasve nuk zgjati më shumë se katër minuta, pasi në minutën e 69-të, mbrojtësi Dani Carvajal shënoi me kokë për 1-2.
Deri në fund të ndeshjes më nuk pati gola dhe Reali arkëtoi tri pikë të mëdha, për tu bërë edhe lider i ri në La Liga.
Kryeqytetasit spanjoll tani janë të vetëm në krye të tabelës me 31 pikë, tri më shumë se Barcelona që do ta luaj ndeshjen ndaj Atletico Madridit. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Avv9114Podo
https://www.youtube.com/watch?v=w4wuga1CI3M