Telegrafi

Reali fiton ndaj Getafes dhe rrit diferencën me Barcelonën

Sergio Ramos, golashënuesi i vetëm (Foto: Angel Martinez/Getty Images/Guliver)

Real Madridi ka arkëtuar pikë të plota në triumfin minimal (1-0) përballë Getafes në ndeshjen e javës së 33-të në La Liga.

Në minutat e para, Thibaut Courtois reagoi për mrekulli për të penguar një goditje me kokë nga Mathias Olivera Miramontes. Vinicius Junior pati një rast të mirë në anën tjetër, por goditja e tij ishte e lehtë për portierin David Soria.

Një tjetër pritje e bëri portieri i Getafes kur Isco provoi me një goditje nga afërsia. Në këtë mënyrë, skuadrat shkuan në pushim me rrjetat që mbetën të paprekura.

(Foto: Angel Martinez/Getty Images/Guliver)

Luka Modric rrezikoi në gjysmën e dytë, ndërsa në anën tjetër tentoi Jaime Mata, porse mungonte efektiviteti. Në vazhdim, Miramontes u tregua i pakujdesshëm në një ndërhyrje ndaj Daniel Carvajal në zonë duke shkaktuar penallti.

Kapiteni Sergio Ramos e mori përgjegjësinë dhe goditja e tij nga pika e bardhë u ndal në rrjetë për t’ia dhënë epërsinë skuadrës vendase (79’).

(Foto: Angel Martinez/Getty Images/Guliver)

Pas kësaj fitoreje të Real Madridit dhe pas barazimit të Barcelonës, Mbretërit janë shmangur me katër pikë në krye të tabelës në raport me rivalin e përbetuar.

Getafe mbetet në zonën evropiane, në pozitën e gjashtë, me dy pikë më shumë se Real Sociedadi që është duke e përcjellë. /Telegrafi/