Real Madridi ka fituar ndaj Deportivo Alaves me rezultat 3-0.
Vendasit ishin më të mirë, por edhe mysafirët befasuar me lojën e tyre.
Rasti i parë në këtë takim për gol erdhi nga Cristiano Ronaldo në minutën e 27-të, por portieri i mysafirëve ishte i vendosur mirë.
Në minutën e 31-të erdhi dhe goli i epërsisë nga Karim Benzema, pas asistimit të bukur Daniel Carvajal dhe me rezultatin 1-0 përfundoi pjesa e parë.
Në fund të takimit erdhën dhe dy gola të shpejtë, Isco në minutën e 86-të pas asistimit të Ronaldo dhe Nacho pas tre minutash për rezultatin përfundimtar 3-0.
Pas kësaj fitore Real Madridi vazhdon në krye të La Ligas me 68 pikë, kurse Alaves në vendin e dhjetë me 40 pikë.
Ndeshja e ardhshme e Los Blancos është ndaj Leganes. /Telegrafi/