Real Madrid ka arritur të marr një fitore të vuajtur në udhëtim, pasi ka mposhtur Osasunan me rezultat 3-1.
Skuadra e Zinedine Zidane ka vazhduar serinë e fitoreve në La Liga, duke rikthyer përsëri pozitën e parë, të cilën ia mori përkohësisht Barcelona.
‘Mbretërit’ në pjesën e parë nuk arritën të bindin edhe aq në pjesën e parë, pasi përvec golit të shënuar, edhe pranuan një.
Goli i parë i ndeshjes erdhi në ylli i skuadrës, Cristiano Ronaldo, i cili shënoi një gol të bukur në minutën e 24 pas asistimit të Karim Benzemas.
Megjithatë, nuk vonoi shumë dhe vendasit gjetën golin e barazimit me anë të Sergio Leon, i cili shënoi një gol të bukur me parabolë në minutën e 33 dhe me rezultatin 1-1 skuadrat shkuan në pushim.
Në pjesën e dytë, Reali ishin diçka më kërkues pasi nuk pajtoheshin assesi me barazim dhe falë këmbënguljes arritën të gjejnë golin e epërsisë dhe atë të fitores.
Ishte mesfushori spanjoll, Isco, i cili shënoi nga brenda zonës në minutën e 62 dhe ia riktheu Realit epërsinë prej 2-1, ndërsa kur pritej që ndeshja të përfundojë, në skenë u shfaq Lucas Vazquez, që shënoi në minutat shtesë dhe vulosi fitoren 3-1.
Pas kësaj fitore, klubi nga kryeqyteti udhëheq renditjen me 49 pikë apo një më shumë se Barcelona, por me dy ndeshje më pak të luajtura, ndërsa Osasuna zhytet thellë në vendin e fundit me vetëm 10 pikë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=slYRAD46RD8
https://www.youtube.com/watch?v=kQNMtzHcAyE
https://www.youtube.com/watch?v=UOXQtTv4064&feature=youtu.be&a