Telegrafi

Reali fiton me lehtësi ndaj Tenerife

Tenerife u duk më e rrezikshme në pjesën e parë të takimit, por një kombinim i përfundimeve të dobëta dhe portieri në formë i Realit, Iker Casillas, i la ata duarthatë.

Vetëm dy minuta në pjesën e dytë, Los Merengues kaluan në epërsi, kur sulmuesi francez Benzema shënoi me kokë pas një harkimi të shkëlqyeshëm të Xabi Alonso nga gjuajtja e lirë.

Francezi shënoi edhe një gol të dytë pas dhjetë minutash tjera, para se Kaka të vulosë rezultatin 13 minuta para fundit të kohës së rregullt të ndeshjes.