Siç tha edhe Zinedine Zidane, El Clasico është kapitur i mbyllur dhe këtë e tregoi Real Madridi në fushë duke fituar ndaj Deportivo de La Corunas.
Los Blancos fituan me rezultat 2-6 dhe kjo ishte një fitore e lehtë, por shumë e rëndësishme në luftën drejt titullit.
Ndeshja filloi me golin e Alvaro Moratas në minutën e parë, ndërsa në minutën e 14 shënoi edhe James Rodriguez.
Vendasit u kundërpërgjigjën me anë të Florin Andone në minutën e 35-të, ndërsa për rezultatin 1-3 në pjesën e parë u përkujdes Lucas (44’).
James shënoi edhe një herë në minutën e 66-të, ndërsa Isco shënoi pas 10 minutash, e gjitha kjo pas një paraqitje fantastike në këtë takim.
Për vendasit shënoi Joselu në minutën e 84, kurse Casemiro përmbylli këtë sfidë me një gol të bukur në minutën e 87-të.
Pas kësaj fitore Real Madridi vazhdon në pozitën e dytë me 78 pikë, aq sa Barcelona në ndeshjen e parë, por katalunasit kanë një ndeshje më shumë.
Deportivo vazhdon në pozitën e 16-të, kurse ndeshja e ardhshme e Los Blancos është ndaj Valencias. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=MCmT1BGoyY8