Real Madrid ka shënuar fitore 5-2 në përballje ndaj Osasunas.
Djelmoshat e trajnerit Zinedine Zidane kanë treguar edhe njëherë forcën e tyre.
Kjo pasi kanë shënuar fitoren e tre në tre ndeshjet e para të Ligës Premier, duke e mposhtur në shtëpi me rezultat 5-2 Osasunan.
‘Mbretërit’ treguan se e kanë seriozisht me fillim të pjesës së parë, ku shënuan golin e parë në minutën e gjashtë me Cristiano Ronaldon.
Reali shënoi edhe dy herë tjera gjatë pjesës së parë, njëherë me Danilon në minutën e 40-të dhe një tjetër me Sergio Ramosin në minutën e 45-të për të krijuar epërsi solide.
Pjesa e dytë nisi ashtu sikurse e para, me dominimin e Real Madridit, të cilën shënuan në minutën e 56-të me anë të mbrojtësit Pepe që shënoi për 4-0 dhe vetëm gjashtë minuta më pas ishte Luka Modric, i cili shënoi supergol për 5-0.
Në vazhdim të ndeshjes, Osasuna filloi të rrezikoi me disa raste, ku edhe gjeti golin e parë në këtë takim me sulmuesin Oriol Riera.
Goli i Rieras erdhi në minutën e 64-të, teksa në minutën e 78-të shënuan edhe njëherë me mbrojtësin David Garcia për 5-2.
Deri në fund të takimit nuk kishte më asnjë gol, por vetëm një karton të kuq për mbrojtësin e mysafirëve Tano Bonnin. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=TltyOODUBbM