Sergio Ramos do t’i nënshtrohet testeve të mëtutjeshme në ditët e ardhshme, pasi mbrojtësi mori një lëndim gjatë fitores 3-1 të Real Madridit ndaj Napolit.
Ramos u përplas me Jose Callejon në përballjen e së mërkurës në Santiago Bernabeu, dhe ky lëndim ndikoi të spanjolli.
Kjo pasi, Ramos ndjente dhimbje dhe u desh të zëvendësohet 20 minuta para fundit apo më saktë në minutën e 71-të nga Pepe, transmeton Telegrafi.
Zinedine Zidanes i duhet të mendoj për ndeshjen e kthimit, pasi edhe ashtu Ramos i ka kompletuar kartonët e verdhë dhe mungesa e tij do jetë e sigurt.
Sipas gazetës spanjolle Marca, Ramos do të shqyrtohet para ndeshjes së fundjavës për të parë nëse ai mund të luajë kundër Espanyolit, ose nëse ai ka pësuar diçka më serioze. /Telegrafi/