Telegrafi

Reali fillon me fitore sezonin e ri

Rezultatin për mbretërit e hapi kapiteni Raul në minutën e 26-të të lojës. Pas një asistimi nga Kaka, Karim Benzema goditi në drejtim të portës, por topi preku shtyllën dhe u kthye te Raul që me shtytje të lehtë e dërgoi atë në rrjetën e mysafirëve.

Deportivo arriti të barazojë pas katër minutash tjera me anë të Riki, gëzim që sërish nuk zgjati shumë, pasi vendasit fituan një penalti me anë të Raul, të cilën e shndërroi në gol futbollisti më i shtrenjtë në botë, Cristiano Ronaldo.

Me të filluar pjesa e dytë, Deportivo befasoi sërish, duke barazuar kësaj here me anë të Juan Carlos Valeron. Ai që ia solli fitoren Realit ishte Lassana Diarra pas një ore lojë, me anë të një goditje të ulët në këndin e djathtë të portës së kundërshtarit.